Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.Si pasojë njëra nga makinat ka përfunduar në kanal.
Raportohet që nuk ka të lënduar, ndërsa drejtuesi i makinës tip “Audi” është larguar nga vendngjarja.
Ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e kapjen e drejtuesit të makinës që është larguar.