Mbrëmjen e sotme ka nisur sezonin e ri emisioni 5 nga Babaramo, ku flitet për anijet “fantazmë” të KURUM.
Kreu i konfederatës të sindikatave Kol Nikolla thotë që 500 punonjës që kanë dal nga puna prej kompanisë Kurum, shumica e tyre kanë firmosur në mënyrë të dyshimtë në kundërshtim me legjislacionin.
“‘Unë e shoh problemi ndoshta në rrafshin më pak pragmatikë. Çështja e Kurum ka një histori jo pozitive që kur ka ardhur deri më sot. Dhe unë them më mirë që po ikën. Më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pa fund. Minerali fle poshtë Librazhdit dhe në 20 vite ai nuk ka investuar me fut një kokërr minerali. Nëse ai mban 500 punëtorë, që asnjë nuk ka kundërshtuar pse po largohet, 250 që kanë firmosur në mënyrë të dyshimtë dhe jo legjitime. Edhe marrëveshjen që ka bërë, me kë e ka bërë. Ai prodhon çelik me hekura të vjetra. Nuk ka investuar në teknologji”, u shpreh Nikolla.