Mbrëmjen e sotme në emisonin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ po diskutohet për skandalin e mbetjeve prej kompanisë Kurum drejt Tajlandës.
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi ngre dyshime pasi edhe qeveria në raportet për mjedisin nuk ka asnjë pjesë lidhur me mbetjet e rrezikshme në vend.
Preçi shprehet se kur jepen kontrata privatizimi, koncesioni, në rast konkret rehabilitmi apo përdorimi përcaktohen edhe kushtet.
“Kjo ka ndodhur që në vitet 2000 kur është futur Kurumi. E fundit ka qenë në 2013 kur mori një pjesë të kalatës lindore në portin e Durrësit. Bumi i ndërtimit i 4-5 viteve të fundit, një pjesë parash shkoi edhe tek Kurumi. Sipas strategjisë së mjedisit, qeveria duhet të prodhoj raport për mjedisin, është pjesë dhe gjendja e mbetjeve të rrezikshme apo pa rrezikshme. Nuk ka hollësi në raport për mbetjet e rrezikshme. Mungon transparenca për çfarë ka ndodhur. Si janë zhvilluar këto industri në ekonominë kombëtare.”, tha Preçi.
Ai u shpreh se investitorët e huaj vijnë falë lobingjeve politike, mbetjet që prodhojnë i hedhin ku munden ose eksportohen.
“Ka dhe situata të tjera që ngrenë pikëpyetje të mëdha, si ka ndodhur licensimi. Transporti është subjekt licensimi”, theksoi Preçi.