-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fredi Beleri reagon pas lirimit nga burgu: Lufta ime fillon tani

Kryesoret

Fredi Beleri, i liruar nga burgu me kusht, ka shprehur krenari, por jo lumturi, duke e cilësuar drejtësinë në Shqipëri si të pasaktë.

Ai ka paralajmëruar se do ta apelojë çështjen e tij në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se vendimi i sotëm është vetëm një fillim.

“Pas 16 muajsh paraburgim të vazhdueshëm, tani jam i lirë dhe krenar, por sigurisht jo i lumtur sepse shteti i së drejtës dhe demokracia në Shqipëri nuk u rivendos, institucionet nuk funksionuan, drejtësia nuk u dha ashtu siç duhet. Vendimi i sotëm është vetëm një pikë në oqeanin e drejtësisë. Lufta ime tani fillon. Vetëkuptohet se do të ankimoj në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për atë që më mohoi regjimi shqiptar në një grusht shteti”, ka thënë ndër të tjera Beleri.

Beleri planifikon të fokusohet në çështjet e minoritetit grek dhe shtetit ligjor, dhe ka falënderuar Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe miqtë e tij për mbështetje.

“Sot do të jem mes vëllezërve të mi në Himarë. Aty ku filloi aventura ime dhe e konsideroj të drejtë të jetë. Nga zemra, dua të falënderoj kryeministrin grek , Kyriakos Mitsotakis, i cili me vendimin e tij të guximshëm për të më përfshirë në votën evropiane të Demokracisë së Re ndryshoi rrjedhën e historisë sime. Dhe sigurisht miqtë e mi të ngushtë, Angelos Syrigos dhe Stavros Papastavrou për mbështetjen e tyre të palëkundur. Ishin gjithmonë aty, nuk do ta harroj. Në fund, dua të falënderoj qytetarët grekë që gjatë gjithë kësaj kohe më kanë dhënë forcën të mos përkulem, të duroj dhe të vazhdoj të luftoj”, deklaron eurodeputeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit