Një 40-vjeçar u arrestua pasi u kap duke dalë nga banesa ku kishte hyrë për të vjedhur. 40-vjeçari me iniciale S.P., banues në Kavajë, u kap duke dalë nga shtëpia që kishte hyrë për të vjedhur në lagjen nr.3.
Ai sapo pa forcat e policisë tentoi që të largohej.
Gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhunimi i banesës”, “Vjedhja”, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.