Nis sesioni i ri parlamentar e drejtuar nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.
“Të nderuar kolegë deputetë, sot hapin sesionin e shtatë të legjislaturës së dhjetë dhe me rastin e hapjes, uroj të kemi një sesion sa më të suksesshëm. Ftoj të gjithë kolegët deputetë të ngrihen në këmbë për të respektuar himin kombëtar”, tha Spiropali.
Ajo tha se në këtë ditë të hapjes, President i republikës ka dërguar një mesazh që është bërë publik dhe u është vënë në dispozicion deputetëve.
“E falënderojmë presidentin për mesazhin dhe e garantojmë se Kuvendi do ta kryejë detyrën në lartësinë që i detyron Kushtetuta”, tha Spiropali.