Sekretari për Çështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë Petraq Milo në një deklaratë për mediat tha se PL do të angazhohet në në reformën Fiskale.
Milo u shpreh se Partia e Lirisë do të angazhohet në reformën fiskale, ndërtimin e një sistemi fiskal të qëndrueshëm me një numër më të vogël taksash me qëllim rritjen e performancës fiskale.
“Rivendosje të taksimit të sheshtë me normë tatimore 10 % , duke ulur barrën fiskale. Uljen e informalitetit të punësimit, me qëllim të rritjes së kontributeve, rishikimin e koncensioneve të produkteve të akcizës, farmaceutike e doganore që kanë rritur kostot e bizneseve dhe çmimet finale të konsumatorët”, tha Petraq Milo.