Shqipëria U-17 ka nisur grumbullimin për dy ndeshje miqësore ndaj Luksemburgut në 4 dhe 6 shtator.
Trajneri Andrea Tedesco ka ftuar 21 lojtarë për këto sfida, që do të zhvillohen në Vorë dhe në “Shtëpinë e Futbollit”.
Këto miqësore janë prova për kualifikueset e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, që fillojnë në tetor.