-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Silvinjo lë jashtë Brojën: Kemi thirrur Uzunin

Kryesoret

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo ditën e sotme përpara gazetarëve në konferencën për mediat njoftoi se Armando Broja nuk do të jetë për dy ndeshjet me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për shkak të dëmtimit dhe në vendin e tij do të jetë Myrto Uzuni, që u la jashtë Europianit dhe thirret tani.

Broja nuk është më pjesë e listës. Broja ka pasur një problem me tendinën e djathtë dhe duhet të nënshtrohej disa analizave dhe ne jemi që në 10-15 ditët e ardhshme nuk është gati. Në vendin e Brojës kemi thirrur Uzunin që do të jetë me ne së shpejti” tha tekniku kuqezi.

Më 7 shtator do të luhet ndeshja e parë në Grupin B1 të Nations League ndaj Ukrainës, në stadiumin “Epet Arena”, në orën 20:45. Tre ditë më pas më 10 shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit