Interpelanca e dorëzuar nga grupi parlamentar i “Së Majtës” në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, dështoi.
Në seancën e mbajtur sot, nga 93 deputetë të pranishëm, 72 votuan kundër interpelancës ndërsa vetëm 21 deputetë mbështetën kërkesën.
Pas dështimit të interpelancës, Afrim Gashi vazhdon të mbajë pozitën e tij si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.