Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri denoncoi se është kërcënuar me jetë dy herë brenda tre muajve të fundit.
Zeqiri ka bërë të ditur se ai është kërcënuar nga një person me emrin Stefan Markov, i cili është paraqitur të jetë një oficer i MUP-it të Serbisë.
“Jam duke u kërcënuar dy herë brenda tre muajve të fundit nga i njëjti profil i një terroristi që paraqitet të jetë një Oficer i MUP-it të Serbisë i angazhuar në R. Kosovës.
Herën e parë me 31 Maj dhe tani më 2 Shtator Përgjigjja e ime është: Këtu jam dhe këtu do të jem Dem Baba Dem”, ka shkruar Zeqiri.
“Do të marrësh plumb në kokë, o bandë terroriste”, janë mesazhet që ka pranuar kryetari Zeqiri nga ky person.