Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, mbrojti Gazment Bardhin nga kritikat e brendshme në partinë e tij.
Në një intervistë, Korreshi theksoi se Bardhi është ndër të paktët që ka denoncuar hapur oligarkët dhe aferat.
Ai shtoi se opozita duhet të mbajë denoncimet për organet e drejtësisë, dhe se një qeveri teknike është zgjidhja optimale për stabilizimin e vendit.
‘A ka patur denoncime më të forta se ato të Bardhit? Këto rrymat, nuk ka njeri brenda PD që nuk pasur guximin dhe kurajon për të denoncuar jo vetëm oligarkët por çdo aferë. Ka shkuar edhe më tej, ne nuk jemi prokurori as gjykatë as vrasës. Opozita ka denoncimin. Prandaj janë organet e drejtësisë. Është lënë vendi për disa vite pa Gjykatë Kushtetuese. Kushtet çojnë në destabilizim.
Kam qenë për qëndresë në parlament, ngujim deri në respektimin e kushtetutës. Për ne qeveria teknike është zgjidhja optimale, mos gjetja e një emëruesi të përbashkët mund të çojë në destabilizim. Duhet të krijojmë besimin e njerëzve, demokratët dhe socialistë do shkojnë për të votuar, por duhet thithur pjesa gri. Është pjesë e madhe.’, u shpreh Korreshi.