Në një mbledhje të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, deputeti Saimir Korreshi ngriti shqetësime për mënyrën se si funksionon kontrolli i sigurisë ushqimore në vend, duke u ndalur veçanërisht te tregu i bulmetit dhe mungesa e transparencës për konsumatorin.
Ai theksoi se në shumë raste produktet nuk shoqërohen me etiketim të plotë dhe se standardet e kërkuara në Bashkimin Europian nuk zbatohen në mënyrë të njëjtë edhe në Shqipëri, duke sjellë kritika edhe për mungesën e laboratorëve të kontrollit në zonat bujqësore.
“Po të hysh në dyqanin e bulmetit nuk ka në etiketë se çfarë përmban ai produkt. Çfarë standardi europian është këtu, ku në Europë nuk shkruhen përbërësit e djathit, është detyrim ligjor. Po i them këto meqë vij nga Brukseli se po të vija nga Lushnja do të thoja shyqyr dhe kaq. Ngazëllehem kur thoni eksportojmë laboratorë, por kur hedh sytë nga Lushnja, aty ku fle gjumë unë, nuk ka laboratorë aty, në Myzeqe opinga laboratorë. Ka humbur besimi ndaj ministrisë ndaj nuk aplikojnë fshatarët për subvencion. Vetëm në Shqipëri ndodh të jetë djathi 70% dhie dhe 30% deleje”, tha Korreshi.









