Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publikuar sërish shqetësimet e tij për gjendjen e spitalit të Lushnjës, duke përqendruar vëmendjen te flota e ambulancave.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Korreshi thekson se mjetet e spitalit janë jashtë standardeve, pa kolaudim dhe pa shërbime të mjaftueshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Postimi i
“Mender Flota e Ambulancave të Spitalit Lushnje.
Jashtë çdo standardi, pa kontroll teknik (kolaudim) dhe pa shërbime duke rrezikuar jetë e qytetarëve!
Pagesa për orët shtesë shqetësim për shoferat që duhet ti përshëndes për punën e palodhur me mjete mizerabel!
Alooo 127 dhe të përgjigjet Tirana
edhe pse ti urgjencën e ke në Lushnje!!”, shkruan Korreshi.









