Drejtuesi i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj akuzon kryetarin e bashkisë së Tiranës për plehrat që kanë mbushur sipas tij kryeqytetin në cdo cep.
“Tirana në temperatura deri 40 gradë celcius mban erë e kutërbon qelbësirllëk në çdo cep.
Kapja e politikës nga një grusht banditësh e ka kthyer Shqipërinë në një hale të madhe.
Sigurisht që ata me propagandë paraqesin një tjetër pamje, por realitetin e dini ju ku jetoni.
Ata që kanë frikë duhet të dinë se frika jonë është karburanti shtypjes që na bëjnë!
Ata që kapen pas 1 vendi pune, duhet të dinë se nuk ka vdekur njeri për punë! Ndërkohë po u kalon jeta në një gropë të madhe septike” shkruan ai.