-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia greke ndalon shkrimtarin çam/ Arben Kondi: Dëshirojnë të zhbëjnë çështjen çame

Kryesoret

Policia greke ka ndaluar në kufi shkrimtarin e njohur çam, Arben Kondi. Në një deklaratë për News 24, Kondi theksoi se ndalimi u bë për shkak të një dokumenti të munguar, megjithëse ai kishte të gjitha dokumentet e nevojshme për të kaluar kufirin dhe për të arritur në Pargë.

Shkrimtari e ka komentuar këtë veprim si një përpjekje të Greqisë për të heshtur çështjen çame dhe ka bërë thirrje për një reagim të menjëhershëm nga institucionet shqiptare.

“Unë dhe bashkëshortja ime donim të shkonim në Parga. Në orën 9 e pak shkuam në Qafë Botë. Në pikën doganore në Shqipëri nuk kishim problem. Ndërsa, pala greke na vulosi pasaportën dhe kaluam. Pa kaluar as 6 minuta, ndërsa po merreshin vulat e kalimit nga pjesëtarë të agjencisë turistike, time shoqen e shqetësojnë dy oficerë grekë. I thanë që do vish me ne. Oficerët grekë më folën me gjuhë te egër e brutale. Edhe udhëtarët e tjerë që donin të shkonin në Pargë u shqetësuan. Oficerët e doganës greke thanë a keni person që flisni greqisht. Më thanë që për arsye të mungesës së dokumenteve nuk mund të shkoni në Pargë.”, u shpreh Kondi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit