-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët xhelozë për kosovarët? Tërhiqet aktori: Gabova, më falni

Kryesoret

Aktori i humorit Osman Azemi, ka kërkuar falje në lidhje me deklaratën e bërë prej tij pak ditë më parë, se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ata të Kosovës. Azemi tha se deklaratën e ka bërë me humor, ndërsa kërkoi falje për të gjithë situatën e krijuar.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by T7 (@televizioni7)

“Unë ndoshta nuk jam shpreh mirë dhe më bën me u ndje keq. Po duhet me kanë tash shumë i kujdesshëm çka po flas sepse dëmi bëhet. Deklaratat e mia janë keq-interpretuar. Qëllimi im ka qenë për me folur për sport, kuptohet se sporti neve na emocionon, gjatë intervistës është edhe një gabim i jemi që unë e kam pas një lloj satire. Kam pas qejf me bo satirë, pak humor, por mori përmasa të jashtëzakonshme gjë që ndihem keq.

Nuk kisha pas qef me pa shqiptarë të Kosovës apo Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi me u përça mes vete. Unë ndjehem keq sinqerisht edhe për qytetarët në Shqipëri, qofshin të majtë apo të djathtë dhe te ne në qeveri apo opozitë, për miqtë e mi e familjarët e mi që i kam vendos në një situatë jo pak të sikletshme. Ju kërkoj falje edhe bashkëpunëtorëve të mi nëse janë ndjerë në siklet, por e kam thënë tash, dëmi është bë”, tha Azemi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit