Në media po qarkullojnë pamje që theksohet se tregojnë momentin e arrestimit të Liridon Rexhepit, i identifikuar si kreu i rrjetit financiar të Mossad-it në Turqi nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT). Rexhepi, shqiptar nga Kosova u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit i Policisë së Stambollit. Po sipas mediave turke, Rexhepi ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi.
Siç ishte thënë më herët, Rexhepi, është përcaktuar se ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës. Ai thuhet se ka transferuar para për personelin e terrenit në Turqi që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.
Aktivitetet e tij janë monitoruar nga 25 gushti kur ai ka hyrë në Turqi. Rexhepi në deklaratën e tij në polici sipas mediave pranoi se ka transferuar para, ndërsa me urdhër të gjykatës u arrestua.