Sot në zonën e Don Bosko, dy persona janë plagosur rëndë pas një atentati me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi ndërsa Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi po konsumonin kafe në një lokal të zonës. Sipas burimeve një nga autorët zbriti nga makina dhe qëlloi drejt të dyve, përpara se të largohej drejt Kamzës, ku automjeti i përdorur për krimin u gjet i djegur.
Policia ka nisur hetimet dhe dyshon se Kastriot Elezi ishte shënjestra e atentatit për shkak të një precedent kriminal në Itali.