Vendi ynë ditën e mërkurë pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në zhvillim.
Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në lindje reshje shiu me intensitet deri mesatar.
Në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Era parashikohet të jetë nga juglindja-veriperëndimi me shpjetësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.