-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Korçë/ Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike për qindra familje

Kryesoret

Si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Korçën dhe zonat përreth, shumë fshatra janë përballur me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Aktualisht, 642 familje në fshatrat Vidohovë, Miras, Qytezë, Cëte, Sinicë dhe Arzë vijojnë të jenë pa drita, ndërsa ekipi i OSHEE-së është në terren për të riparuar dëmet dhe rikthyer furnizimin.

Sipas njoftimit të fundit, Fideri 5 i Nënstacionit Bilisht është pjesërisht në punë, por ende mbetet sfidë rikthimi i plotë i energjisë për disa zona.

Megjithatë, OSHEE ka siguruar se fiderat që furnizojnë konsumatorët e rëndësishëm janë funksionalë dhe pa ndërprerje.

Përveç kësaj, autoritetet raportojnë se rrugët kombëtare dhe turistike në rajon janë të kalueshme dhe nuk ka problematika të tjera, ndërsa për çdo emergjencë janë marrë masat për t’u përgjigjur shpejt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit