Këshilli i Ministrave ka miratuar një plan investimesh prej 440 milionë lekësh për modernizimin e industrisë ushtarake në Shqipëri.
Nga kjo shumë, 290 milionë lekë do të përdoren për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj punonjësve dhe enteve të tjera, ndërsa 150 milionë lekë janë alokuar për themelimin e shoqërisë “KAYO Sh.a.”, e cila do të udhëheqë modernizimin e kapaciteteve në Mjekës, Gramsh dhe Poliçan.
Ky projekt synon të rikthejë në funksion industrinë ushtarake dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonave të përfshira, duke forcuar gjithashtu kapacitetet e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, përputhshëm me standardet ndërkombëtare.