Një 38-vjeçar, i identifikuar si A. M., është arrestuar nga policia e Vlorës për vjedhjen e katër celularëve nga dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur më 31 gusht 2024, gjatë natës.
Pas marrjes së denoncimeve dhe hetimeve të kryera, përfshirë analizimin e pamjeve filmike dhe provave të tjera, policia ka finalizuar operacionin e koduar “Storm 24” për kapjen e autorit.
Tashmë, materiali hetimor është dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për procedura të mëtejshme.