-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Kryesia e PD angazhohet për rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, theksoi rëndësinë e momentit aktual për partinë.

Ai deklaroi se Kryesia ka marrë përsipër përgjegjësinë për të siguruar rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, pas një periudhe të vështirë dhe të komplikuar për partinë.

Berisha e përshkroi PD-në si një forcë të fuqishme dhe të bashkuar që ka arritur të mbijetojë dhe të forcohet, pavarësisht përpjekjeve për ta minuar dhe shndërruar atë në një entitet të dobësuar.

“Së pari ju përshëndes, ju, drejtuesve, N/kryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj mbledhje dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë.

Përshëndes me këtë rast të gjithë demokratet dhe demokratët kudo që janë.

Sot, Kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo Kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

PD në vitet e fundit përjetoi një proces të rrallë, të vështirë. Por ajo sot është në këmbë, është e fuqishme, është e bashkuar, pavarësisht përpjekjet e hapat ishin që kjo forcë politike të denatyrohej, të shndërrohej në një simotër të partisë së krimit. Të fshihej e tërë historia e saj, të fshihej, të spostohej aksi i programit të saj.

Ju keni bërë një betejë të fortë, por dhe të suksseshme. Jeni përballur me probleme të mëdha, të vështira dhe ato janë kapërcyer.

Kemi hyrë tani në një vit elektoral”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit