Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur bindjen se vizita shtetërore e Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla, e planifikuar për javën e ardhshme, mund të kontribuojë në riparimin e marrëdhënieve të tensionuara mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në një intervistë për BBC, Trump e cilësoi Mbretin Charles si një “njeri fantastik” dhe e vlerësoi lart marrëdhënien që ka me të.
“Absolutisht. Ai është fantastik. Ai është një njeri fantastik. Absolutisht përgjigjja është po. E njoh mirë, e kam njohur prej vitesh. Ai është një burrë i guximshëm dhe është një njeri i shkëlqyer. Ata do të ishin absolutisht pozitivë,” tha Trump për Mbretin Charles dhe vizitën e tij.
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla do të udhëtojnë në SHBA për një vizitë katër-ditore, që fillon të hënën, ku do të takohen me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe zhvillojnë aktivitete të tjera për të festuar marrëdhënien e fortë mes dy vendeve.
/5pyetjet.al









