Kryetari i Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka paralajmëruar se nga 6 shtatori, serbët do të organizojnë bllokada në të gjitha pikat kufitare me Kosovën deri në tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu.
KFOR-i, në një përgjigje për Klankosova.tv, ka theksuar se “është e rëndësishme të shmangen veprime që mund të krijojnë tensione të panevojshme”.
“Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Misioni paqeruajtës i NATO-s po ndjek nga afër situatën dhe i bën thirrje mediave të drejtohen te autoritetet serbe për komente të tjera mbi këtë çështje.