Në Vlorë, operacioni policor i koduar “Parts 29” ka çuar në arrestimin e dy rumunëve dhe një italian.
Dy rumunët, N. S. (26 vjeç) dhe I. C. (25 vjeç), u kapën në Delisuf dhe dyshohet se shisnin doza droge dhe mbante një armë të ftohtë. Ndërsa italiani, E. A. (30 vjeç), u arrestua pasi në automjetin e tij u gjetën kanabis dhe tableta ekstazie.
Të gjithë të arrestuarit do të përballen me akuzat për veprimtari kriminale lidhur me drogën dhe armët.