Një e afërme e familjes së Enver Ballës, i cili u vra nga djali i tij Esmerald Balla, ka dhënë një pasqyrë për jetën e tyre para ngjarjes së rëndë.
Ajo tha se Enver Balla dhe familja e tij ishin të njohur si një familje e mirë dhe punëtore, pa probleme të dukshme.
“Ka humb… ka humb… ka humb…Nja dy javë ka që ka humbur. Ka humbur…. hë se po vjen po vjen. Nuk kishin bërë denoncim më para. Mbrëmë e kanë bërë denoncimin. Tani ka martuar një të fundit. Ka dy çuna në Itali, një këtej. Jo nuk kemi dëgjuar gjë… Babës vet i ka vdekur gruaja. Unë i kam kushëri… mirëpo çfarë nuk po dëgjojmë, kjo është e tmerrshme. Nuk kanë pasur grindje në familje. Autori ka dy fëmijë e ka nusen nga Kukësi. Jetonin të gjithë aty…. Me bagëti merreshin, kanë një tufë me lopë, një tufë me dele.’– tha ajo.