Në Elbasan, një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë plastike në ish-kombinatin metalurgjik.
Sipas policisë, shkëndija elektrike është identifikuar si shkak i zjarrit. Aktualisht, forcat zjarrfikëse dhe policia janë në vendngjarje për të shuar flakët.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.