-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton dhe nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Kryesoret

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka theksuar se SHBA-ja nuk i miraton dhe as i koordinon veprimet e Prishtinës.

Në një intervistë për televizionin publik serb, Hill ka deklaruar se SHBA-ja mbështet dialogun si mënyrën e vetme për zgjidhjen e situatës dhe ka shprehur pakënaqësi për çdo devijim nga ky proces.

“SHBA-ja e ka bërë shumë të qartë, absolutisht të qartë se e ardhmja e kësaj situate duhet të zgjidhet përmes dialogut, përmes asaj që po bën Lajçak. Ne e mbështesim këtë vazhdimisht. Dhe mendoj se kemi qenë gjithashtu mjaft të qartë se jemi të pakënaqur kur dikush devijon nga dialogu ose ndërmerr hapa të njëanshëm.

Duhet të them se Serbia, e di që kjo ishte shumë e vështirë për Serbinë, por Serbia i qëndron dialogut dhe mendoj se kjo është qasja e duhur. Do të duhet të shohim se si do ta kalojmë këtë. Por dua t’ju siguroj se është absolutisht qëndrimi ynë që dialogu i ka të gjitha elementet që mund t’i zgjidhin këto probleme dhe këto probleme duhet të zgjidhen me dialog”, tha Hill,

Ai ka konfirmuar se mesazhet e fundit të SHBA-së përfshijnë nevojën për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe ka inkurajuar Serbinë të vazhdojë me angazhimin në dialog.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit