Gazment Bardhi, Kreu i Grupit të PD-së, ka zbuluar strategjinë e partisë për zgjedhjet e ardhshme në një intervistë për News24.
Ai theksoi se PD do të ndjekë dy drejtimet kryesore, një aksion politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe organizimin e brendshëm të partisë për zgjedhjet e 2025.
“Së pari, sjellja në parlament diktohet nga sjellja e mazhorancës në raport me çështje të interesit publik apo me të drejtat e opozitës. Padyshim që në parlament secili nga ne është mandatuar nga qytetarët për t’u shërbyer interesit të tyre dhe për të çuar përpara prioritetet tonë, siç është reforma në drejtësi.
Nuk mund të ketë asgjë zgjidhje, nëse nuk garantojmë zgjedhje të lira. Nuk mund t’i lejojmë vetes që zgjedhjet e 2025 të diktohen nga paratë e korrupsionit, krimit të organizuar.
Kryesia e PD ka vendosur që duhet të ketë dy drejtime strategjia, e para aksioni politik për të imponuar garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe nga ana tjetër dhe organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme. Këto dy shtylla duhet të ecin paralel”, tha Bardhi.