Kurt Volker, ish-ambasador i SHBA-së në NATO, ka kritikuar Perëndimin për forcimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili mban lidhje të forta me Moskën.
Në një intervistë për Radios Evropa e Lirë, Volker theksoi se Vuçiç po përpiqet ta bëjë Serbinë një “Rusi në Ballkan,” duke përdorur një politikë të dyfishtë.
Ai shprehu shqetësim se Perëndimi po e lë pas dore rajonin, duke u fokusuar më shumë në armiqtë sesa në miqtë e tij.
“Duket se po angazhohemi më shumë rreth Vuçiçit, ndërkohë që po humbasim pak Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut. Bullgaria është në një gjendje të tmerrshme. E dini, ekziston një shprehje në SHBA që ne shpenzojmë më shumë kohë për armiqtë sesa për miqtë”, tha ai.