-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori britanik në Shqipëri: Të forcojmë partneritetin dhe të ndërtojmë lidhje më të forta

Kryesoret

Nicholas Abbott, ambasadori i ri britanik në Shqipëri, ka bërë mesazhin e tij të parë pas marrjes së detyrës përmes një videomesazhi në rrjetet sociale.

Ai theksoi angazhimin për të forcimin e partneritetit ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, duke synuar ngritjen e marrëdhënieve në nivele të reja.

Ambasadori Abbott shprehu dëshirën për të krijuar mundësi të reja dhe për të ndërtuar lidhje më të forta, duke përmendur se Mbretëria e Bashkuar është një mik i angazhuar për Shqipërinë.

“Le të punojmë së bashku për të krijuar mundësi të reja, për të ndërtuar lidhje më të forta mes vendeve tona dhe për të shkruar kapitullin tjetër të miqësisë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Ne jemi partnerë tuaj për përparim”, përfundoi ai.

Ai gjithashtu paralajmëroi evente të ndryshme, duke përfshirë Javën Britanike këtë shtator, dhe njoftoi se do të eksplorojë Shqipërinë për të njohur më mirë vendin dhe popullin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit