Ambasadori i ri britanik në Shqipëri Nicholas Abbott u shpreh se do të përpiqet që të bëjë gjëra të jashtëzakonshme në mandatin e tij në Tiranë.
“Ne kemi një themel të fortë, kësisoj le të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme se bashku. Ide më të mëdha, lidhje më të forta, të ardhme më të ndritur. Një partneritet i vërtet. Ky është misioni ynë dhe jam I nderuar që do ta drejtoj këtë.
Siç mund ta dini, rajoni ma ka fituar zemrën dhe Shqipëria është në zemër të rajonit. Heroi juaj kombëtar, Skëndërbeu është shembulli i jashtëzakonshëm I dashurisë dhe dedikimit të palëkundur për vendin e tij, duke mishëruar frymën e patriotizmit dhe guximit për të mbrojtur atë që ai beson.
Mbretëria e Bashkuar është mik i angazhuar për Shqipërinë. Ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë në përmbushjen e potencialit të saj. E di që shumë prej jush, veçanërisht brezi i ri, kanë shpresa të mëdha për të ardhmen tuaj dhe atë të vendit tuaj. Mbretëria e Bashkuar i ndan këto aspirata. Ne besojmë në ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse, demokratike ku vlerat respektohen” tha ai.