-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje nga arrestimi i Marklen Hakës, si mori fund liria e ‘Të fortit’ të Niklës

Kryesoret

Arratia e Marklen Hakës, një nga personazhet më të kërkuar të botës së krimit, ka përfunduar sot në një operacion sekret të policisë në Nikël të Fushë-Krujës. Haka, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”, u kap pas një periudhe të gjatë fshehjeje në Dubai.

Haka, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje, ka qenë i lidhur me disa atentate të dështuar. Në shtator 2019, ai shpëtoi nga një atentat ku halla e tij humbi jetën, dhe në qershor 2022 shpëtoi nga një tjetër atentat në Fushë-Krujë. Ai ishte arrestuar më parë për një vrasje në qershor 2012, por ishte liruar për mungesë provash.

Operacioni që çoi në arrestimin e Hakës u realizua pas informacionit të siguruar nga policia, duke shënuar fundin e një periudhe të gjatë arratie për të fortin e Niklës.

Arrestohet Marklen Haka për tentativë vrasje dhe krim të organizuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit