Pas Muhamet Rrumbullakut dhe Alfred Pezës, jep dorëheqjen edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu.
Ai ka paraqitur dorëheqjen e tij nga posti që e mbante prej 7 vitesh. Ndreu ka deklaruar arsyet personale si shkak i vendimit të ndërmarrë nga ai.
Ndreu e mbante këtë post, që nga shtatori i vitit 2017.