Durrësi u përball këtë të shtunë me reshje intensive dhe erë të fortë, që shkaktuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.
Në zonën e Plepave, disa pemë u rrëzuan nga era, duke bllokuar një segment të rrugës pranë rrethrrotullimit.
Shërbimet e emergjencës intervenuan menjëherë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Autoritetet lokale apeluan për kujdes të shtuar, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë sinjalistikën për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.









