-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Hemorragji në tru nga goditjet’! Del ekspertiza e vrasjes së Egli Progës

Kryesoret

Rreth një muaj pas krimit, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u dhunua për vdekje në 10 Gusht në një lokal në Pogradec.

Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës dhe me grusht.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42-vjeçarit është hemorragji në cipën e trurit dhe hemorragji e indit trunor.

Akt-ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje dhe procedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari.

Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçin nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit