Dy ditë pas u njoftuan drejtuesit e qarqeve, Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar, i cili do të vendosë për aksionin politik të opozitës në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Këshilli Kombëtar pritet të konfirmojë nisjen e protestave dhe krijimin e një qeverie teknike, që do të organizojë procesin elektoral.
Prej 8 muajsh opozita organizon tubim poshtë shtëpisë së Berishës dhe njëherë në javë proteston para Bashkisë së Tiranës.
Drejtuesit politik të PD-së sipas qarqeve:
Tiranë-Belind Këlliçi
Durrës-Oerd Bylykbashi
Lezhë-Agron Gjekmarkaj
Shkodër-Luçiano Boçi
Fier-Gazment Bardhi
Kukës-Flamur Hoxha
Diber-Xhelal Mziu
Elbasan-Ervin Salianji
Korçë-Ivi Kaso
Berat-Eno Bozdo
Vlorë-Bujar Leskaj
Gjirokastër-Tritan Shehu