Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës në festivalin “Hardh Fest” në Rahovec, ka shmangur komentet mbi bllokadat e pikave kufitare nga Serbia në Kosovë, duke thënë se “sot kemi festë”.
Ai ka preferuar të flasë për degustimin e verërave në panair dhe i ka lavdëruar verërat e Rahovecit.
Ndërkohë, autoritetet e Kosovës raportojnë se pikat kufitare Jarinje, Bërnjak, dhe Merdare janë të bllokuara për qytetarët me dokumente kosovare.