Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar largimin e drejtorit të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
“Nuk ka komente më për policinë e Edi Ramës, ajo nuk është polici e shtetit, por e Edi Ramës. Skandalet e shumta nuk shpëlahen me ndryshimin e drejtuesve.
Sikur ka ndodhur në të shkuarën. Dihet se strofulla e krimit të organizuar është në kryeministri, strofulla e Ngradetës dhe Sinaloas dhe atje bëhen këto ndryshimet për të shpëlarë krimet dhe skandalet më të freskëta që njerëzit të shpresojnë se do të ketë ndonjë ndryshimin për sigurinë” tha ai.