-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrumbullaku iku, ministri: Do të dorëzojë stafetën, hapet gara për shefin e ri

Kryesoret

Muhamet Rrumbullaku u largua nga drejtimi i policisë së shtetit. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha informon trupën e Policisë së Shtetit dhe opinionin publik për çeljen e një kapitulli të ri në rrugën e uniformave blu drejt Shqipërisë2030.

Në zbatim të ligjit të ri për Policinë e Shtetit, ai njoftoi se hapet konkursi për drejtuesin më të lartë të policisë, që do të pasohet menjëherë nga “procesi ligjor dhe meritokratik i ripërtëritjes së të gjithë skuadrës së drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit”.

Falenderoj Muhamet Rrumbullukun. Sot është dita për ta kaluar këtë stafetë në një tjetër gjeneratë. Kam bindjen që të gjithë ata që do të dorëzojnë stafetën duke filluar nga drejtori i përgjithshëm dhe të tjerët nuk do ta kursejnë dijen dhe përvojën për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë.

Në detyrën e përkohshme të drejtuesit të policisë do të komandohet Sokol Bizhga. I ftoj të gjithë që të kandidojnë për drejtor të përgjithshëm” tha ai. Muhamet Rrumbullaku qëndroi dy vite në krye të policisë së shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit