Një shqiptar ka tronditur policinë gjermane në orët e para të mëngjesit, pasi ka hyrë i armatosur në ambientet e një stacionin policie dhe ka kërcënuar efektivët që ndodheshin brenda.
Ngjarja është ndodhur në Rheinland-Pfalz të Linz, kur shqiptari me një hanxhar në dorë hyri në derën e komisariatit dhe kërcënoi se do të vriste të gjithë policët.
Fatmirësisht, efektivët që ndodheshin në stacion arritën ta neutralizonin në kohë shqiptarin, duke e mbajtur të bllokuar mes dy dyerve të sigurisë, dhe thirrën ekipin e ndërhyrjes së shpejtë për të zgjidhur situatën.
Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, teksa identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk bëhet me dije.