Para ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, theksoi rëndësinë e përgatitjes për fitore dhe sfidën që përfaqëson Ukraina.
Në një konferencë për shtyp, Sylvinho tha: Në punën e kombëtares ndodh që shumë ekipe të humbin lojtarë dhe është një moment i vështirë pas Europianit. Por edhe me mungesat, ne jemi të përgatitur për të dhënë maksimumin.
Përkundër problemeve dhe mungesave të rëndësishme, Sylvinho shprehu qartazi se asnjë trajner nuk e përgatit ekipin për të barazuar. Ai tha: Kur flasim për Ukrainën, flasim për një skuadër shumë të fortë dhe të organizuar. E përgatitëm ndeshjen për të fituar, ndonëse e dimë që çdo ndeshje ka çdo rezultat.
Ndërkohë, mesfushori Ylber Ramadani shprehu besim për një rezultat pozitiv dhe theksoi: Atmosfera në ekip është fantastike dhe jemi shumë të përqendruar. Kemi studiuar Ukrainën dhe shpresojmë që të arrijmë një rezultat pozitiv.
Ndeshja do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje në Pragë.