-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj ndalon furgonët nga 07:00-09:00 për nisjen e shkollës, apel për administratën

Kryesoret

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka vendosur një regjim të ri për qarkullimin e trafikut për të parandaluar vonesat gjatë orëve të mëngjesit.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, njoftoi se nga ora 07:00 deri në 09:00 të mëngjesit do të ndalohet lëvizja e automjeteve që furnizojnë dyqanet, për të lehtësuar lëvizjen e prindërve dhe fëmijëve drejt shkollave. Veliaj gjithashtu bëri të ditur se policia do të angazhojë vullnetarë për të ndihmuar në menaxhimin e fluksit në zonat shkollore.

Ai i bëri thirrje prindërve që punojnë në administratë publike të shmangin lëvizjen gjatë këtij orari, duke u ofruar mundësinë që të fillojnë punën më vonë dhe të rikuperojnë orët e humbura. Veliaj theksoi se ky është një hap për të përmirësuar trafikun dhe për të siguruar një fillim të qetë për vitin e ri shkollor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit