-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘E vendosën klanet, jo gara’-Avokati: Ja kush do të jetë pasuesi i Rrumbullakut

Kryesoret

Avokat Arben Llangozi denoncon se gara për drejtuesin e ri të policisë së shtetit është fiktive, pasi është vendosur që në vendin e Muhamet Rrumbullakut do të jetë Ilir Proda. Po sipas avokatit, Proda është vendosur nga klanet.

“Ilir Proda i DVP Elbasan është drejtori i ardhshëm i Policisë Shtetit / Gara që propozoi Ministri i Brëndshëm do të jet fiktive dhe propagandë

Ministri i Brëndshëm Ervin Hoxha tha se do bëhet garë për drejtorin e përgjithshëm të policisë shtetit.

Ndërkohë unë po bëj 1 javë që mora vesh datën se kur do të japin dorheqje Muhamet Rrumbullaku dhe mora vesh edhe drejtorin e ri të policisë së shetetit.

Mora vesh se drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme  të Policisë së Shtetit do të zgjidhet Ilir Proda.

Pra gara është fiktive dhe po bëhet për propagandë, për ti hedhur hi syve popullit.

Pra që ta din të gjith Ilir Proda  do të jetë Drejtor i Përgjithshëm dhe jo me garë por është zgjedhur me urdhër nga klanet” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit