-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Kemi faj’-Lucescu justifikon sharjet e tifozëve të Kosovës: I provokuam

Kryesoret

Kosova humbi mbrëmjen e djeshme 3-0 përballë Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Himni i Rumanisë u vërshëllye në stadium nga tifozët e Kosovës, hakmarrje për atë që ndodhi në ndeshjen e Bukureshtit të vitit të kaluar, kur tifozët rumun brohoritën “Kosova është Serbi”.

Trajneri i Kombëtares së Rumanisë, Mircea Lucescu i ka arsyetuar tifozët duke pranuar se një pjesë të fajit e kanë edhe vet ata.

“Duhet të kuptojmë se është edhe faji ynë, që i provokuam në ndeshjet e kaluara. Do të doja që njerëzit tanë t’i qasen ndryshe futbollit dhe fenomenit, me një sjellje tjetër, me respekt për njerëzit që janë në terren, me respekt për të gjithë vendin.

E dija që kjo do të ndodhte. Lojtarët ishin përfaqësues të denjë të vendit në këto kushte të vështira. Ne ishim të përgatitur paraprakisht.

Është thjesht një fitore. Nuk e mendoja se do të fitonim 3-0. U kërkova lojtarëve vetëm një gjë para ndeshjes: kur të përfundojë ndeshja dhe ata të largohen nga fusha, të binden se dhanë gjithçka për të fituar, kjo është e gjitha” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit