Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli deklaroi se qeveria “Rama” ka 342 milionë euro shpenzime vetëm për karburant.
“Gjithsej shpenzimet për karburant të qeverisë Rama 2014-2024 kapin vlerën totale 34,344,713,157 lekë ose 342 milionë euro
Vërehet:
Përdorim jo efektiv i fondeve buxhetore
Mungesë në disiplinimin e shpenzimeve të transportit, administrimin dhe përdorimin e karburantit në vite. (matja e harxhimit të karburantit për çdo 100/ km, e dokumentuar nuk çon asnjëherë në këto vlera konsumi si më lart).
Mangësitë dhe shkeljet në respektimin e rregullave dhe disiplinën financiare janë praktika në kundërshtim me:
Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
Ligjin ne.9936, datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në RSH” i ndryshuar;
Udhëzimit e Ministrisë së Financave sipas viteve “Për menaxhimin e aktiveve në sektorin publik”.
Të nderuar qytetarë, po e mbyll me një pyetje për ju: çfarë mund të kishte bërë për ju qeveria Rama me 342 milionë euro të shpenzuara vetëm për karburant?
Çfarë ju mungon në lagjen, fshatin apo qytetin tuaj?” tha ajo.