-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Shokët e burgut’! Beleri: Debatet me Gjicin, Kokën dhe Bllakon në qeli

Kryesoret

Fredi Beleri tregoi një pjesë të panjohur të 16 muajve në burg. “Në sektorin ku isha, edhe në Durrës, edhe në Fier, ndodheshin të ndaluar, subjekte të SPAK, persona politikë dhe publikë, që, në fillim u është bërë gjyqi në media dhe në publik, pastaj del SPAK dhe e certifikon gjykata. Kam qenë në burg me zotin Lefter Koka, Safet Gjici, Alqi Bllako, drejtorët e bashkisë Tiranë, kryebashkiakun e Bulqizës, të Fushë Arrëzit.

Nuk njihja askënd nga këta më parë, por u miqësuam, pasi ndanim të njëjtin ambient. Kam një falenderim për të gjithë, pasi më kanë respektuar dhe më kanë pritur në mënyrën më të mirë”– tha Fredi Beleri gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço, të cilës i rrëfeu edhe diçka tjetër për debatet politike që bëheshin në burg mes tij dhe socialistëve të arrestuar.

“Kishim shpesh edhe debate politike. Secili mbronte idetë e veta. Kishte nga ata që e mbronin PS, kishte nga ata që nuk e mbronin, por ata nuk fajësonin PS pse ishin arrestuar.

Problemi i tyre ishte padrejtësia qe vinte nga mungesa e procedurave ligjore, nga mosrespektimi i shtetit ligjor që e ka burimin nga SPAK-u”– u shpreh Beleri, i cili përgënjeshtroi edhe një lajm të përhapur disa javë më parë se ai i kishte shpëtuar jetën një ish- kryebashkiaku në burg.

“Kjo është një nga gënjeshtrat e shumta që kanë thënë mediat për mua. Askush nuk ka tentuar të vrasë veten dhe s’kam shpëtuar njeri”– tha Beleri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit