Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë malin e Shushicës në drejtim të Tragjasit.
Për shkak të erës zjarri është përhapur me shpejtësi dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe me bimësi pemtari dhe pisha.
Zjarri është i vendosur qëllimisht dhe ndodhet afër dy stane bagëtish.